Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 2760 persona, prej tyre 2659 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 16 persona. /TV Malisheva