Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, edhe sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në fshatrat Lladroc dhe Fshat të ri, shkruan TV Malisheva.
Ai në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar se në këto fshatra ka paraqitur programin e tij qeverisës, së bashku me Mirëlinda Gashin dhe Nebih Bibaj, kandidatët e PDK-së për asamble.
Postimi i plotë:
Me kandidatët për asamble Nebih Bibaj dhe Mirëlinda Gashin, vizituam Lladrofcin dhe Fshatin e ri.
Pritja ishte madhështore dhe së bashku diskutuam thellësisht për platformën tonë për Malishevën e zhvilluar.
Qytetarët po e duan ndryshimin dhe atë nuk mund ta ndalë asnjë sulm e shpifje e kundërshtarëve tanë.
Shpifje dhe populizmit ne jemi duke iu përgjigjur me program të qartë, kurse me 17 tetor do t’i përgjigjemi edhe me fitore.
Bashkë për Lladrocin!
Bashkë për Fshatin e Ri!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK