Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka premtuar se studentët që udhëtojnë, do ta këenë transportin falas, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ata do ta organizojnë këtë me kompanitë e transportit që bartin udhëtarë nga Malisheva, ku sipas tij, edhe ata që udhëtojnë çdo ditë, dhe ata që udhëtojnë vetëm për vikende, do të udhëtojnë falas.

“Studentat tanë që udhëtojnë në Prishtinë, të kënë transportin falas, këtë do ta organizojmë me kompanitë e transportit që bartin udhëtarë nga Malisheva që vijnë nga drejtime të ndryshme, që vijnë nga Rahoveci, Prizreni apo Malisheva, ne do të kemi marrëveshje me ta dhe studentat tanë që udhëtojnë, ata që duan të udhëtojnë çdo ditë, apo për vikende, t’ua mundësojmë udhëtimin falas të gjithë studentëve”, ka thënë Kilaj. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.