Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen e parë para ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.
“Dardanët” u stërvitën në stadiumin “Fadil Vokrri” para udhëtimit drejt Suedisë, me të cilën do të përballen të shtunën, më 9 tetor.
Pas Suedisë, përfaqësuesja e Kosovës pret si vendës Gjeorgjinë më 12 tetor. /TV Malisheva