Juan Cuadrado thuhet se është afër të nënshkruajë një kontrate të re me Juventusin.
Cuadrado u transferua gjatë verës së vitit 2015, dhe që nga atëherë ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të Juventusit.
Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2022 dhe gazetari i LaStampa Antonio Barilla i tha TuttoJuve se negociatat janë në një fazë të përparuar.
Sipas raportimeve të dy palët tashmë kanë arritur një marrëveshje dhe kanë mbetur vetëm formalitetet për të nënshkruar kontratën e re.
33-vjeçari u transferua në Itali në 2009, kur iu bashkua Udineses nga Independiente Medellin, shkruan footballitalia.
Ai iu bashkua Juventusit në huazim në gusht 2015 dhe më vonë nënshkroi një marrëveshje të përhershme me Zonjën e Vjetër dy vjet më vonë.
Cuadrado është paraqitur 229 herë me Bianconerët, duke shënuar 20 gola dhe duke kontribuar me 54 asistime. /TV Malisheva