Mercedes S Class që eksportohet në Indi, në këtë vend kushton nga 21.7 deri në 21.9 milionë rupi, që i bie mbi 250.000 euro.

Kjo bie se është dyfish më i lartë çmimi i të njëjtit model në Evropë dhe SHBA, kështu kompania gjermane vendosi që limuzinën luksoze për tregun lokal të fillojnë ta prodhojnë në Indi.

Siç raporton Autocar India, në këtë mënyrë do të zbret çmimin e shitjes me pakicë të S Class në rreth 17.5 milionë rupi (rreth 200.000 euro), që akoma është dukshëm i lartë sesa në pjesët tjera të botës, por edhe më pak se 50.000 euro në raport me çmimin aktual.

Detajet për Mercedes S Class i prodhuar në Indi akoma nuk janë bërë të ditura, por kjo limuzinë luksoze do të duhej të kishte shumicën e karakteristikave dhe pajisjeve sikurse versioni që vie nga jashtë.

Nuk priten kurrfarë ndryshime as në motor, kështu S-Class “indian” do të jetë i disponueshëm në treg S 400d dhe S 450 4 MATIC. /TV Malisheva

Share.