Real Madrid i është bashkuar garës me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për të nënshkruar me yllin e RB Salzburg, Benjamin Sesko.

18-vjeçari ka dëshmuar se është ndër lojtarët kyç te gjiganti i Austrisë duke regjistruar shtatë gola dhe tre asistime.

Sipas AS, Real Madrid bashkë me dy klubet angleze e duan sllovenin.

“Los Blancos” e shohin Sesko si pasuesi i Karim Benzema, ngase francezi mbush 35 vite dhe do bëhet agjent i lirë në vitin 2023.

Sidoqoftë, Real Madrid është i fokusuar te Haalan dhe Kylian Mbappe qysh verën tjetër.

Sesko ka kontratë me gjigantin austriak deri në vitin 2026./TV Malisheva

Share.