Facebook dhe thuajse të gjitha shërbimet e tjera madhështore që posedon gjiganti i rrjeteve sociale, është jashtë funksionit për më shumë se katër orë deri në kohën kur po raportojmë.

Fillimisht për të pasur qasje në gjigantin teknologjik nuk kishte ndonjë problem, por më vonë u zbulua se qëndron një dështim i madh në DNS serverët e kësaj kompanie amerikane.

Në rrjetet tjera sociale si në Reddit dhe Twitter, përdorues të shumtë shkruajnë se është bërë një ndryshim në konfigurim në sistem duke bërë ueb-faqen të paqasshme.

Drejtori ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim ku një përdorues me pseudonimin @chadloder shkruan se dikush ka ndërhyrë në DNS serverët e Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Në foton e ndarë nga i njëjti përdorues, shihet gjithashtu se domain i gjigantit të rrjeteve social është në dispozicion për blerje.

Ndërkohë, njoftimi i fundit nga Facebook është bërë po ashtu në Twitter, duke treguar se janë në dijeni rreth problemit që janë duke hasur përdoruesit dhe se janë duke u përpjekur për ta rregulluar. /TV Malisheva

Share.