Gazetarja e New York Times Sheera Frankel, autore e librit “E vërteta e shëmtuar”, e cila merret me skandale të shumta brenda Facebook, shkroi se situata në këtë kompani është shumë më e keqe se ajo që dihet bazuar në informacionin në dispozicion të publikut.
Në llogarinë e saj në Twitter, ajo ndau disa informacione në lidhje me “rënien” globale të këtij rrjeti social, të cilin e arriti përmes burimeve të saj konfidenciale.
“Unë thjesht isha në kontakt me një punonjës të Facebook i cili më tha se punonjësve u ishte ndaluar hyrja në ndërtesë këtë mëngjes, sepse lejet e tyre nuk ishin të vlefshme,” zbuloi Frenkel, duke shtuar se problemet me Facebook, Instagram dhe Whats App nuk do të zgjidhen shpejt.
Këto tri rrjete sociale në pronësi të Mark Zuckeberg kanë rënë nga sistemi pas orës 17:00, por kompania nuk ka zbuluar shkaqet./TV Malisheva