Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë vizituar banorët e fshatit Llapqevë, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi është njoftuar nga afër për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e fshatit, derisa ka thënë se pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Malishevë.

“Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Malishevë, e cila Komunën e sheh si hapësirë për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve pa dallim dhe që zhvillon ekonomikisht secilin fshat e lagje dhe duke mos diskriminuar e lënë pas dore siç kanë bërë të tjerët deri me tani”, shkruan Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi dhe kandidatët për asamble Fisnik Halili dhe Valbona Vrenezi takuam banorët e fshatit Llapqevë.

Fshati Llapqevë, është lënë pasdore dhe diskriminuar nga qeverisja komunale, megjithatë edhe përkundër kësaj banorët e këtij fshati asnjëherë nuk kanë ndaluar së angazhuari për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Nga ky fshat kanë dalë profesionistë e intelektualë të shquar që e kanë nderuar edhe komunën tonë kudo në Kosovë e më gjerë, prandaj secilën herë që vijmë këtu ndiehemi shumë mirë në mesin e këtyre banorëve të devotshëm.

Bashkë me zëvendësministrin, biseduam e shpalosëm para banorëve pjesë të programit tonë qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm.

Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Malishevë, e cila Komunën e sheh si hapësirë për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve pa dallim dhe që zhvillon ekonomikisht secilin fshat e lagje dhe duke mos diskriminuar e lënë pas dore siç kanë bërë të tjerët deri me tani.

#Bashkëështëemundur.

#144BashkëQeverisim

#144AlbanKrasniqi

#14FisnikHalili /TV Malisheva

Share.