Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka qëndruar në fshatin Ngucat, shkruan TV Malisheva.
Berisha shkruan se banorët e fshatit e kanë pritur në mënyrë të fuqishme, gjersa i kanë premtuar edhe përkrahje.
Kandidati i AAK-së potencon se nga afër i ka njoftuar banorët për programin e tij qeverisës, ndërsa ka treguar se kërkesat e tyre janë për ujë të pijshëm dhe kanalizim, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
NGUCAT
Ngucati heroik na priti si gjithmonë në mënyrë të fuqishme me në krye kandidatin tonë për Asamble Komunale, Vesel Shala.
Në odën e Sadik Shalës, të tre vëllezër veteranë të UÇK-së, ku mikpritja dhe atdhedashuria është ajo që e karakterizon këtë familje.
Banorët fshatit Ngucat nga afër u informuan për programin dhe atë që do të bëjmë për fshatin e tyre, të cilët edhe e mirëpritën programin tonë, si të vetmen platformë konkrete të shkruar.
Kërkesat e tyre janë për ujë të pijshëm dhe kanalizim, pra probleme elementare që pushteti aktual nuk i ka bërë. Në Ngucat janë tashmë të përcaktuar për fitoren e thellë dhe spektakolare.
#MalishevaQeDuam /TV Malisheva