Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 person janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2761 raste, prej tyre 2661 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 persona. /TV Malisheva