Stefano Pioli pritet të mbetet pjesë e gjigantit italian edhe për disa vite të tjera.
Skuadra e Milanit e ka nisur në mënyrë shumë të mirë edicionin e ri, pasi aktualisht ndodhen në pozitën e dytë në Serie A me 19 pikë pas shtatë xhirove të para, transmeton lajmi.net.
Sigurisht që njëri ndër më meritorët për formën e mirë të ekipit është edhe timonieri i tyre Stefano Pioli.
Sipas ‘Milan News’, falë formës së mirë të treguar drejtuesit e klubit italian po mendojnë t’i rinovojnë kontratën Piolit.
Kontrata aktuale e trajneri skadon në qershor të vitit 2022, por falë ndeshjeve të mira që po zhvillojnë ‘Rossonerët’ ai do të mbetet në pankinën e tyre edhe për disa vite të tjera.
Palët tashmë kanë nisur bisedimet dhe një marrëveshje mes tyre pritet të arrihet së shpejti. /TV Malisheva