Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar komune, Alban Krasniqi, ka prezantuar aderimin më të ri në subjektin e tij politik.

Bëhet fjalë për Hamëz Krasniqin nga lagja Bardhaj e Pagarushës, raporton TV Malisheva.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati i VV-së, Alban Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ja njoftimi i Krasniqit:

Mirëseardhje dhe anëtarësime të reja!

Së bashku me Luanin e mirëpritëm Hamëz Krasniqin nga lagja Bardhaj e Pagarushës i cili u bë anëtari më ri i ditës së sotme.

Së bashku më të fortë dhe drejt fitores!

#144BashkëQeverisim

#përMalishevën /TV Malisheva

Share.