Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka prezantuar programin e tij qeverisës për Malishevën në fshatrat Kijevë dhe Gulluboc, shkruan TV Malisheva.

Kilaj përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se me banorët e këtyre dy fshatrave kanë diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohen këta të fundit.

“Diskutuam edhe problemet e rinisë, të cilat janë adresuar vazhdimisht nga kryetari i rinisë së PDK-së në Kijevë, Besian Bacaliu. Nëndegët tona po punojnë shumë për fitoren, nga e cila na ndajnë më pak se dy javë. Ndërkohë sondazhet dhe përkrahja e vazhdueshme në terren qysh prej tash janë konfirmim i kësaj fitore”, shkruan Kilaj, përcjell TV Malisheva.

Në fund, kandidati i PDK-së ka theksuar se sondazhet dhe përkrahja për të në teren janë konfirmim i fitores.

Ja njoftimi i tij:

Mbrëmë në Kijevë dhe Gulluboc prezantuam programin 12 pikësh për Malishevën.

Në këto dy fshatra ishim me kandidatët për asamble, Fekë Statovci dhe Faik Morina. Bashkë me qytetarët diskutuam problematikat e këtyre dy fshatrave dhe alternativat për zgjidhjen e tyre.

Diskutuam edhe problemet e rinisë, të cilat janë adresuar vazhdimisht nga kryetari i rinisë së PDK-së në Kijevë, Besian Bacaliu.

Nëndegët tona po punojnë shumë për fitoren, nga e cila na ndajnë më pak se dy javë.

Ndërkohë sondazhet dhe përkrahja e vazhdueshme në terren qysh prej tash janë konfirmim i kësaj fitore.

Bashkë për Kievën!

Bashkë për Gullobocin!

#177

#PDK /TV Malisheva

 

Share.