Ole Gunnar Solskjaer nuk pritet të shkarkohet nga Manchester United, së paku për momentin, për shkak se klubi është në mbështetje të plotë të norvegjezit, raporton “The Sun”.
Trajneri i “Djajve të Kuq” është përballur me disa rezultate të ndërlikuara dhe po e presin ndeshje edhe më të vështira në vazhdim dhe nevojitet një sforim i madh për t’i bindur drejtuesit që të vazhdojnë të besojnë tek ai.
Por pavarësisht kësaj, ai ka mbështetjen e plotë të udhëheqësve te klubit nga “Old Trafford”, pavarësisht sugjerimeve se e ardhmja e tij është nën vëzhgim në javët e ardhshme. /TV Malisheva