Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, ditën e djeshme së bashku me bartësin e listës së LDK-së, Labinot Gashi, kanë vizituar shoqatën e OVL të UÇK-së në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Hoti e Gashi në këtë takim janë pritur nga kryetari i kësaj shoqate, Metush Kryeziu.

Kandidati i LDK-së me këtë rast i ka premtuar Kryeziut përkrahje e mbështetje institucionale në rast se vije në krye të Komunës së Malishevës, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i LDK-së në Malishevë:

Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti dhe bartësi i listës z.Labinot Gashi vizituan shoqatën e OVL të UÇK-së, ku u pritën nga Kryetari i kësaj shoqate z.Metush Kryeziu, i cili nga afër i njoftoj me problemet të cilat ballafaqohet kjo shoqatë.

Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u premtoj se me ardhjen në qeverisje komunale përkrahja dhe mbështetja institucionale për këtë shoqatë nuk do të mungoj, dhe do të kenë përkujdesje të veçantë këto kategori.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.