Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, së bashku me kandidatët për asamble komunale, mbrëmë ka vizituar fshatin Temeqinë, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook tregon se është mirëpritur nga banorët e fshatit, të cilët, sipas kandidatit të VV-së, me padurim presin 17 tetorin për ti dhënë mbështetje të fuqishme fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë.
“Mbrëmë së bashku me kandidatët për asamble Hidajet Karaxha, Agnesa Kastrati, Lulzim Mazreku dhe Xhevat Shurdhaj vizituam fshatin Temeqinë dhe u mirëpritëm nga banorët entuziastë të cilët me padurim presin 17 tetorin për ti dhënë mbështetje të fuqishme fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë”, shkruan Krasniqi, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Mbrëmë së bashku me kandidatët për asamble Hidajet Karaxha, Agnesa Kastrati, Lulzim Mazreku dhe Xhevat Shurdhaj vizituam fshatin Temeqinë dhe u mirëpritëm nga banorët entuziastë të cilët me padurim presin 17 tetorin për ti dhënë mbështetje të fuqishme fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.
Edhe në këtë takim ne shpalosëm pikat e programit tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme. Qytetarët e komunës sonë duan me çdo kusht të kenë më në fund trajtimin që meritojnë, e që ju ka munguar tash e sa kohë. Prandaj, ne jemi këtu, për ta sjellë Komunën sa më afër qytetarëve dhe për t’ju mundësuar shërbime efikase dhe trajtim të dinjitetshëm të gjithëve padallim.
#144BashkëQeverisim /TV Malisheva