Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Malishevës në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore sot në Kijevë ka vizituar kompaninë “Albitech”, shkruan TV Malisheva.

Kilaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, thotë se, kjo kompani është shembull suksesi jo vetëm në komunën tonë por dhe me gjerë.

Mes të tjerave, kandidati i PDK-së është zotuar se me qeverisjen e tij do t’i mbështesin pakursyer të gjitha bizneset e Malishevës, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Sot në Kijevë ishim për vizitë tek kompania Albitech.

Emri i saj është shembull suksesi jo vetëm në komunën tonë. Si kompani që merret me riprodhimin dhe programimin e modemeve, Albitech ka arritur të depërtojë edhe në tregun e jashtëm.

Kjo kompani e suksesshme punëson 70 punëtorë, dhe e veçanta është se 50 prej tyre janë gra.

Shembujt e tillë si ky i Avni Gashit dhe kompanisë së tij patjetër që janë modele krenarie për Malishevën, por edhe thirrje që kompanitë e tilla të përkrahen në çdo formë. Me qeverisjen time, unë zotohen për mbështetje të pakursyer.

Bashkë për Bizneset prodhuese!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.