Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, ka zhvilluar sonte një takim me banorët e fshatrave Dragobil dhe Astrazup, shkruan TV Malisheva.
LDK e Malishevës përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se kandidati i tyre në këto fshatra ka shpalosur programin e tij, gjersa kanë bërë me dije se banorët e këtyre dy fshatrave i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Hotit.
“Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti shpalosi programin qeverisës për mandatin katër vjeçar i cili ofron zgjidhje për të gjitha problemet e këtyre dy fshatrave, poashtu kërkoj mbështetje edhe për kandidatët për asamble Drilona Paçarizi dhe Meriton Morina. Qytetarët me entuziazëm dhe një atmosferë të ngrohtë i dhanë mbështetje Kryetarit në ardhje z.Bajrush Hoti dhe programit të LDK-së”, shkruan LDK-ja në Malishevë.
Ja njoftimi i plotë:
Dragobili dhe Astrazupi në mbështetje të fuqishme për Kryetarin në ardhje BAJRUSH HOTI.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi dhe kandidatët për asamble Drilona Paçarizi dhe Meriton Morina takuan qytetarët e Dragobilit dhe Astrazupit.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti shpalosi programin qeverisës për mandatin katër vjeçar i cili ofron zgjidhje për të gjitha problemet e këtyre dy fshatrave, poashtu kërkoj mbështetje edhe për kandidatët për asamble Drilona Paçarizi dhe Meriton Morina.
Qytetarët me entuziazëm dhe një atmosferë të ngrohtë i dhanë mbështetje Kryetarit në ardhje z.Bajrush Hoti dhe programit të LDK-së.
160 LDK BAJRUSH HOTI
6 Meriton Morina
25 Drilona Paçarizi /TV Malisheva