Isni Kilaj ka vazhduar edhe sonte aktivitetet e tij në kuadër të fushatës zgjedhore, raporton TV Malisheva.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës sonte ishte në fshatin Astrazup.

Kilaj në këtë fshat ka prezantuar programin e tij qeverisës për Malishevës, ndërsa është zotuar para banorëve të këtij fshati se Malishevën do ta bëjnë komunë të zhvilluar.

Ja postimi i tij:

Sonte në Astrazup prezantuam programin për Malishevën e Zhvilluar!

U zotuam se do të punojmë bashkë me qytetarët për planin prej 12 zotimeve që e bëjnë Komunën e Malishevës komunë të zhvilluar.

Astrazubi edhe sonte tregoj se qëndron fuqishëm në mbështetje të projektit tonë i cili i tejkalon partitë e ndasitë, që i bashkon njerëzit për një komunë që zhvillohet shpejtë.

Bashkë për Astrazubin!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.