Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, së bashku me kandidatët për asamble, Alban Mazrekun dhe Mirlinda Mazrekun kanë takuar qytetarët e Malishevës, përcjell TV Malisheva.
Kilaj që synon kreun e të parit të komunës së Malishevës ka thënë se në këtë tubim ka prezantuar planin e tij për qytetin.
Ai ka bërë të ditur se projekti për qytetin modern të Malishevës do të përfshijë sheshet dhe parkingjet, ri-rregullim të parkut dhe parqeve të tjera nëpër lagje.
Ja shkrimi i tij:
Bashkë me kandidatët për asamble, Alban Mazrekun dhe Mirlinda Mazrekun, takuam qytetarët e Malishevës. Në këtë takim ishim të nderuar me prezencën edhe të deputetit Enver Hoxhaj, dhe ish deputeteve, Hasime Mazreku e Shukrije Bytyçi.
Prezantuam planin për qytetin. Iu prezantuam këtë plan detajisht, diskutuam dhe i njoftuam se do të shpallim konkurs ndërkombëtar për planin urban të Malishevës.
Projekti për qytetin modern të Malishevës do të përfshijë sheshet dhe parkingjet, ri-rregullim të parkut dhe parqeve të tjera nëpër lagje.
Malisheva do të ketë një shesh të madh dhe disa sheshe të vogla, do të rindërtohet një pjesë e kanalizimit që i përgjigjet rritjes dhe trendeve të rritjes së qytetit, dhe do të instalohet një rrjet nëntokësor i rrymës dhe internetit.
Do të kujdesemi po ashtu që të trefishohet numri i drunjëve që do të mbillen në qendër.
Do të bëhet edhe plani i mobilitetit me rrugët alternative duke e transformuar qytetin në hapësirë qasshme lehtë. Si dhe, do të përfundohet shëtitorja rreth lumit e do të lidhet qyteti me gjithë infrastrukturën, me fshatrat ngjitur: Banja, Carralluka, Mirusha, Burimi dhe Dragobili. Kësisoj këto fshatra do të jenë pjesë e integruar e qytetit.
Bashkë për qytetin!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva