Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, sonte në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit ka vizituar fshatin Vërmicë, shkruan TV Malisheva.
Kastrati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se tashmë ky fshat ka vendosur që më 17 tetor të votojë në mënyrë masive për Nismën Socialdemokrate.
Kandidai i Nismës gjithashtu ka falënderuar banorët për përkrahjen, ndërsa është zotuar se do të bëjnë punë të mira në mandatin e ardhshëm.
Ja postimi i tij:
Vërmica ka vendosur që më 17 tetor të votoj në mënyrë masive për Nismën Socialdemokrate.
Pritjen e jashtëzakonshme që sonte na bëri fshati Vërmicë, dhe vendosmëria që pamë tek banorët e pranishëm në takim, është dëshmi e qartë se më 17 tetor do të shënojmë një fitore bindëse në Malishevë.
U jam tejet mirënjohës përkrahësve tanë fisnik në Vërmicë dhe ju zotohëm se bashkë do të bëjmë punë të mira deri në urbanizimin e mirëfilltë të këtij fshati.
#Voto119 #PërMalishevënUrban /TV Malisheva