Dhjetë vjet më parë në moshën 86-vjeçare, ka ndërruar jetë Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.
Alia lindi në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të Enver Hoxhës. Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës.
Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991. Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjen mw 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike.
Veprimtaria e Ramiz Alisë:
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),
Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),
Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)
Kryetar i Këshillit Presidencial (1991)./TV Malisheva