Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës zgjedhore, ditën e sotme ka zgjedhur të vizitojë kompaninë Standard në Banjë të Malishevës.
Kilaj në profilin e tij në Facebook shkruan se me pronarin e kësaj kompanie ka biseduar për mundësitë për punësim e rritje të kapaciteteve prodhuese.
Ndërsa, ka premtuar se komuna do të jetë krah i fortë i bizneseve që prodhojnë e punësojnë.
Ja shkrimi i tij:
Sot vizituam kompaninë e sukseshme Standard në Banjë.
Kompania Standard është kompani që bënë prodhimin e dyerve, dritareve, mobileve dhe kuzhinave. Kompania eksporton jashtë vendit 70% të prodhimit.
Me pronarët Azem e Mërgim
Limaj diskutuam për mundësitë që ka kjo kompani për punësim e rritje të kapaciteteve prodhuese.
Komuna do të jetë krah i fortë i bizneseve që prodhojnë e punësojnë.
Bashkë për prodhimin e punësimin!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva