Ekrem Kastrati që synon pozitën e të parit të Komunës së Malishevës, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Llazicë, shkruan TV Malisheva.

Kastrati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tregon se pritja nga banorët e fshatit ishte e ngrohtë e bujare.

Në fund, Kastrati thekson se Llazica do të ketë fokusin e qeverisjes së tij të mbështetjes përmes investimeve me projekte konkrete.

Ja njoftimi i plotë:

Llazica po përkrah fuqishëm projektin tonë për Malishevën Urbane

Pritja tejet e ngrohtë e bujare që na bënë banorët e fshatit Llazicë, është mesazh i qartë se NISMA Socialdemokrate me numër 119 do të shënoj një fitore të madhe në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përkrahësve tanë në Llazicë u jam falënderues për angazhimin e madh që po bëjnë, dhe si kryetar i ardhshëm i Malishevës ky fshat do të ketë fokusin tonë të mbështetjes përmes investimeve me projekte konkrete.

#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.