Juventus mund të vendosë të shesë Dejan Kulusevski në janar në mënyrë që të mbledhë fonde shtesë për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic – sipas Calcio Mercato.

Kulusevski ka rënë poshtë skuadrës që nga koha kur Massimiliano Allegri u kthye në Allianz Stadium, dhe Tottenham mendohet se është i etur për ta sjellë atë në Premier Ligë.

Juve do të përdorë çdo para nga shitja e suedezit për të ndihmuar në financimin e një lëvizjeje për Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Fiorentina vitin e ardhshëm pasi refuzoi një marrëveshje të re.

Ndërkohë Juventusi janë duke mbajtur një sy edhe për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi. /TV Malisheva

Share.