Banorët e fshatit Mleqan të Malishëves nuk po gjejnë qetësi tash e një muaj nga hajdutët. Brenda kësaj periudhe u vodhën 10 mijë euro para të gatshme dhe jo vetëm.
Në këtë stallë deri në mesnatën e kaluar ishin gjashtë krerë lopë, por katër prej tyre u vodhën.
Pronari, Fadil Shala, tregon si e ka vërejtur vjedhjen që iu bë.
“Deri në ora 01:00 kanë qëndruar zgjuar dhe nuk ka pas asgjë. Jam zgjua në mëngjes dhe zakonisht zgjohem në ora 07:00. Kam mbërri në stallë dhe kur e hapi derën nuk janë katër copa, janë vetëm dy. Janë zhduk”, tha ai.
I mllefosur, ai shprehet se tashmë sigurinë e pronës së tij do ta bëjë vetë, madje edhe me përdorim të armëve.
“Shtet nuk ka Kosovë. Shteti ma i flliqt dhe ma i gubavtë është prej Albin Kurtit..Është një shteti i Albin Kurtit, jo me një hajni, por me një tradhti, me një shpifje, tu na pre e tu na vjedh. Gjithë ka pas vjedhje, por kështu masivikisht në Mleqan nuk ka pas. Le ta dinë policia, emrin e kom, që shoka jem më nuk shkon thatë as ditë e as natë. Mendja me mi shku që na ka vjedh, para stacionit ia heki flamën”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i fshatit Mleqan, Faik Zogaj, dyshon në dikë për vjedhjen e fundit, derisa tregoi për vjedhjet e kaluara.
“ Para një muaji është vjedh një veturë dhe 10 euro para të gatshme dhe janë shqetësuar 20 familje tjera. Brenda natës e kanë marrë edhe një veturë e kanë kthy në krah, nuk kanë mundur ta marrin veturën krejt, por ia kanë marrë vetën katalizatorin që kushton 500 euro… atëherë me fshatarët kemi bashkëpunuar, është gjetur vetura në Mitrovicë, hajni është gjetur në të. Policia e Malishevës e kanë marrë hajnin e kanë dërguar në stacion, pas mbajtjes 72 orë, prokurori e ka lëshu. Ne jemi duke dyshuar se ai hajn që është lëshuar pas 72 orësh ka mundur me qenë edhe mbrëmë te ky kojshia që iu kianë vjedh katër bagëti…2:29 Para tre netësh i kemi zënë hajnat. Iu ka dhënë paraburgimi 30 ditë. Kemi shku dje para gjykatës që ata me u gjyku dhe trajtua me ligj siç duhet sepse ata hajna pronarin e familjes e kanë gjuajt me vra, por Zoti e ka ruajt. Janë gëzhojat dhe prokurorisë ia kemi dërgu të gjitha”, tha ai.
E, Pavarësisht se kërkuan ndihmë nga institucionet përkatëse, ai shton se ajo ende nuk iu ofrua banorëve.
“Ne po dyshojmë që e kemi edhe një hajn brenda në fshat. Le te arrestohen ata sa më shpejt, që të flenë banorët të qetë. Ne kemi punëtorë krahu që ruan gjithë natën dhe ditën punon… Isha dje te komandanti i policisë bashkë me banoret e fshatit dhe tha se do të bëjmë patrullë më të shpeshtë. Dje kem, mbrëmë ndodhi rasti tjetër. Neve na ka humb durimi dhe besim nuk po mundemi të kemi te policia”, shtoi ai.