Ka përfunduar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Republikës së Çekisë në grupmoshat U21, ku pas 90′ minutave lojë mysafirët kanë arritur të shënojnë fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi 20 vjeçar Adam Gabriel, i cili shënoi golin e fitores për Çekinë në minutën e 38′.
Me këtë humbje, në Grupin G “Dardanët” tani pozicionohen në vendin e katërt me vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara, kurse Çekia gjendet në vendin e parë me gjithsej nëntë pikë.
Ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Çekisë në grupmoshat U21 ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Çekisë. /TV Malisheva