Isni Kilaj në kuadër fushatës zgjedhore ka vizituar fshatrat Banjë e Maxharrë, shkruan TV Malisheva.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Malishevës ka thënë se në në këto dy fshatra është zotuar se qeverisja e re lokale do të ndihmojë të gjithë ata që vërtetë kanë interes të investojnë e punojnë në komunën tonë.
Kilaj thekson se komuna përmes politikave lokale do të bëjë gjithçka që është e mundur që të rritet punësimi e prodhimi në Komunën e Malishevës.
Ja shkrimi i tij:
Sot në Banjë e Maxharrë, e vazhduam prezantimin e programit.
Në Banjë vizituam fabrikën që prodhon pjesë për ujësjellësit; dhe me Shemsedin Shalën, pronarin e këtij biznesi, diskutuam sfidat që kanë bizneset në komunën tonë, por edhe për mundësitë që ka komuna jonë.
Në Banjë, vazhduam vizitën edhe tek fermeri Enver Shala.
Enveri edhe pse i harruar nga pushteti lokal dhe qendror, me forcat e veta ka arritur ta ndërtojë një fermë me rreth 40 bagëti. Enveri është shembull i qytetarit të vendosur për të ndërtuar diçka në vendin e tij.
Po ashtu, në Banjë vizituam edhe fermën e Osman Telakut, fermën e pulave “Shpezëtaria”, një fermë e standardeve të larta.
Vizitat në biznese për ditën e sotme i mbyllëm në Maxharre, në vizitë te kompania “Muri Vinkell”. Kjo kompani ka arritur sukses dhe tashmë është eksportues edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kompania “Muri Vinkell” është shembull i punës dhe përkushtimit.
U zotuam se qeverisja e re lokale do të ndihmojë të gjithë ata që vërtetë kanë interes të investojnë e punojnë në komunën tonë.
Komuna përmes politikave lokale do të bëjë gjithçka që është e mundur që të rritet punësimi e prodhimi në Komunën e Malishevës.
Bashkë për prodhimin!
Bashkë për punësimin!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva