Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka qenë prezentë në protestën e organizuar nga banorët e fshatit Mleqan, shkruan TV Malisheva.
Berisha thotë se është solidarizuar me qytetarët e Mleqanit dhe të gjithë Malishevës në protestën pas ngjarjeve që tronditën gjithë vendin ku ndodhën plaçkitje të armatosura.
Ai madje ka kërkyar nga organet e sigurisë që të marrin të gjitha masat ndaj këtij fenomeni shqetësues
Ja shkrimi i tij:
Drejtësi dhe siguri për Mleqanin
Sot u solidarizova me qytetarët e Mleqanit dhe të gjithë Malishevës në protestën e tyre pas ngjarjeve që tronditën gjithë vendin ku ndodhën plaçkitje të armatosura.
Kërkoj nga organet e sigurisë që të marrin të gjitha masat ndaj këtij fenomeni shqetësues që po përsëritet shpesh dhe po rrezikon jetën e qytetarëve të komunës së Malishevës. /TV Malisheva