Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ditën e djeshme ka pritur në Malishevë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi se bashku me Konjufcën kanë takuar e dëgjuar qytetarë, bujq e fermerë me ç’rast diskutuan nga afër dhe shkëmbyem ide për krijimin e kushteve më të favorshme për bujqit, tregun ditor dhe javor në Malishevë.
Në fund Krasniqi thekson se ka ardhur momenti që të ndodhë diçka e re për Malishevën.
Ja shkrimi i tij:
𝐒ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐆𝐥𝐚𝐮𝐤 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐮𝐟𝐜𝐚, 𝐝𝐣𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐦 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛ë𝐫𝐭.
Takuam dhe dëgjuam qytetarë, bujq e fermerë me ç’rast diskutuam dhe shkëmbyem ide për krijimin e kushteve më të favorshme për bujqit, tregun ditor dhe javor në Malishevë. Gjithashtu bëmë një ecje nëpër qendër të qytetit ku pamë nga afër infrastrukturën e dobët dhe trajtuam zgjidhjet e qëndrueshme që ofrojnë cilësi në infrastrukutrë, mjedis dhe kushte jetësore për banorët e qytetit.
Ka ardhur koha për diçka tjetër, diçka të re për Malishevën. Ndaj, Bashkë do të Veprojmë, Bashkë do të Punojmë, Bashkë do të Qeverisim!
#BashkëQeverisim#përMalishevën#144AlbanKrasniqi#144LëvizjaVETËVENDOSJE#LVVMalishevë#GlaukKonjufca /TV Malisheva