Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar Kijevën, shkruan TV Malisheva.
LDK-ja e Malishevës përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Hoti ka para banorëve të Kijevës ka shpalosur programin e tij për Malishevën.
“Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi u pritën nga qytetarët e Kijevës dhe Stapanicës, ku u shpalosi programi qeverisës i LDK-së për mandatin e ardhshëm, e poashtu prezantuan edhe kandidaten për asamble Mimoza Toplana”, shkruan LDK-ja e Malishevës, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Kijeva mbështet fuqishëm LDK-në dhe Kryetarin në ardhje BAJRUSH HOTI.
Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi u pritën nga qytetarët e Kijevës dhe Stapanicës, ku u shpalosi programi qeverisës i LDK-së për mandatin e ardhshëm, e poashtu prezantuan edhe kandidaten për asamble Mimoza Toplana.
Për shumë probleme të këtij fshati që është anashkaluar nga qeverisjet e deritanishme, Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti i siguroj se ne do të jemi ata që do t’i zgjidhim këto probleme e do ta bëjmë MALISHEVËN PËR TË GJITHË.
Këtu morëm mbështetje të fuqishme për kandidatin tonë për Kryetar Bajrush Hoti dhe kandidaten për asamble Mimoza Toplana, sigurt për fitoren e 17 Tetorit.
MALISHEVA PËR TË GJITHË
160 LDK BAJRUSH HOTI
12 Mimoza Toplana /TV Malisheva