Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka vazhduar edhe sot aktivitetet e tij në teren në kuadër të fushatës zgjedhore, shkruan TV Malisheva.
Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se në qeverisjen e tij do të sigurohet që me anë të inspektoratit dhe mekanizmave të tjerë ushqimi të jetë cilësor për qytetarët e Malishevës.
“Në qeverisjen time në komunën e Malishevës do të sigurohemi që me anë të inspektoratit dhe mekanizmave tjerë institucional të garantojmë qytetarët e Malishevës për ushqimin ashtu siç bën z. Spahiu, ndërkaq forcat do t’i përqendrojmë në zhvillimin e agroturizmit me ushqimet bio sepse e ardhmja qëndron te agro-turizmi në komunën tonë me vizitorë që mund të vijnë të kënaqen me traditat tona falë agroturizmit!”, shkruan Berisha, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Ndërmarrësit e Malishevës janë bartësit e zhvillimit dhe ata do të hapin epokën e re për Malishevën që duam.
Kënaqësi të vizitoj mishtoren “Dreni” dhe restaurant “Shija” në Malishevë me pronar Shaban Spahiun nga Damaneku.
Me punën e tij, z. Spahiu ka arritur të licencohet dhe ofron vetëm ushqime bio. Ai ka edhe zyrën e posaçme që merret me kontrollin e mishit i cili servohet në tryezat e qytetarëve të Malishevës.
Në qeverisjen time në komunën e Malishevës do të sigurohemi që me anë të inspektoratit dhe mekanizmave tjerë institucional të garantojmë qytetarët e Malishevës për ushqimin ashtu siç bën z. Spahiu, ndërkaq forcat do t’i përqendrojmë në zhvillimin e agroturizmit me ushqimet bio sepse e ardhmja qëndron te agro-turizmi në komunën tonë me vizitorë që mund të vijnë të kënaqen me traditat tona falë agroturizmit!
#MalishevaQeDuam
#KastriotiKryetar
#AAK121 /TV Malisheva