Megan Fox ka ndryshuar ngjyrën e zezë të flokëve për një rol filmi dhe ajo i tregoi rezultatet përmes një postimi në Instagram, të premten (8 tetor).

Aktorja e “Jennifer’s Body”, 35 vjeç, postoi një fotografi duke treguar se është bërë bionde, duke lyer flokët me një nuancë gri të çelët.

“Kështu duket vajza e djallit. Vjen në pranverën e 2022”, shkroi në mbishkrimin e imazhit brunja e famshme e kthyer tani në bionde.

Filmi “Johnny & Clyde”, përveç Megan, përfshinë edhe aktor tjerë të njohur si: Tyson Ritter, Bai Ling dhe Vanessa Angel dhe është një paraqitje e re në historinë e famshme të Bonnie dhe Clyde.

Filmi aktualisht është duke u xhiruar në Rhode Island dhe pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

 

Ndryshe, kujtojmë që Megan aktualisht po shijon romancën me yllin e muzikës, Machine Gun Kelly.

Aktorja është nënë e tre fëmijëve nga martesa me aktorin, Brian Austin Green. /TV Malisheva

Share.