Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka drejtuar kritika për qeverisjen aktuale, përcjell TV Malisheva.

Berisha ka publikuar pamje të projektit të rrugës Malishevë-Banjë, sipas të cilit, ky projekt është simbol i keq-qeverisjes aktuale në Malishevë.

“Tash e një vit ka filluar asfaltimi i rrugës Malishevë-Banjë, një projekt u gjithçka u realizua keq, e që është simbol i keq-qeverisjes aktuale në Malishevë.  Edhe pas dy pikave të shiut, kyi asfalt nuk e ka as nivelizimin e duhur, as kanalet që përcjellin ujërat atmosferik, e me fare lehtë në të ardhmen do të bëhet rrugë e pakalueshme për qytetarët”, shkruan Berisha, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Rr. Malishevë – Banjë

Qindra mijëra euro të investuaraZero kualitet

Tash e një vit ka filluar asfaltimi i rrugës Malishevë-Banjë, një projekt u gjithçka u realizua keq, e që është simbol i keq-qeverisjes aktuale në Malishevë.

Edhe pas dy pikave të shiut, kyi asfalt nuk e ka as nivelizimin e duhur, as kanalet që përcjellin ujërat atmosferik, e me fare lehtë në të ardhmen do të bëhet rrugë e pakalueshme për qytetarët.

Dua të rikujtoj se kjo rrugë ende pa mbaruar shtresa e dytë e asfaltimit është intervenuar në të disa herë.

Qytetarët do të dinë të bëjnë dallimin më 17 tetor për Malishevën që duam.

#MalishevaQeDuam

#KastriotiKryetar

#AAK121 /TV Malisheva

Share.