Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar mishtoren “Dreni” në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo mishtore luan një rol të madh në furnizimin e qytetarëve të Malishevës me produkte të freskëta.
Ai gjithashtu ka premtuar se do të angazhohet në funksion të mbështetjes së bizneseve vendore, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Me shumë kënaqësi isha për vizitë në mishtoren “Dreni” në Malishevë, e cila luan një rol të madh në furnizimin e qytetarëve të Malishevës me produkte të freskëta dhe mbi të gjitha 100% bio.
Si kryetar i ardhshëm i Malishevës do të angazhohem maksimalisht në funksion të mbështetjes së bizneseve vendore, kryesisht përmes subvencioneve dhe granteve.
#VotoNisma119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva