Kandidati për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Hamit Lima, ka bërë një reagim publik përmes profilit të tij në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Lima ka treguar se prej kohës që ka kandiduar për asamble komunale ndaj tij janë duke u bërë linçime e shantazhime të ndryshme.

Ai është i mendimit se krejt kjo për bëhet për shkak të frikës nga prania e tij në Asamblenë e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

“Që prej kohës kur kam kandiduar për Asamble komunale, linçimet, shantazhet dhe skenarët e ndryshme kundër meje, nuk janë ndalur! Në këtë fushatë kundër meje vërehet vetëm një gjë, dhe ajo është: Frika nga prania ime në Asamblenë e Kuvendit të Komunës së Malishevës”, shkruan ai, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

REAGIM !!

Që prej kohës kur kam kandiduar për Asamble komunale, linçimet, shantazhet dhe skenarët e ndryshme kundër meje, nuk janë ndalur!

Në këtë fushatë kundër meje vërehet vetëm një gjë, dhe ajo është:

• Frika nga prania ime në Asamblenë e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Për shkak të pastërtis së figurës time, ata kanë zgjedhur propagandën dhe shantazhin si të vetmen armë për të më luftuar mua!

Por ata një gjë duhet ta kenë të qartë, nuk ka shantazh, as linçim, as fushatë denigruese që mund ta dëmtoj personalitetin tim, dhe ta ndryshoj mendimin dhe besimin për ndryshimin e Malishevës.

Pikërisht për këtë mentalitet primitiv, do tu ndëshkoj qytetari i Malishevës me votën e tij.

Malisheva për të gjithë!

Bajrush Hoti 160

Hamit Lima 5

Share.