Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.

Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″.

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0.

Pas ndeshjes, portieri i Kosovës, Aro Muriq është shprehur i zhgënjyer me humbjen.

“Suedia bëri shumë mirë. Duke na befasuar në fillim. Pjesën e dytë e filluam mirë. Nuk ka diferencë, është vendimi i trajneri se a luaj unë apo jo”, ka thënë Muriq.

“Do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë vendin e tretë”, shtoi ai./TV Malisheva

Share.