Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e të parit të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, thotë se mërgata e Kosovës tashmë veçse ka prerë biletat për të ardhur në ditën e zgjedhjeve, shkruan TV Malisheva.
E, kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, deri te dita e zgjedhjeve, kandidati i VV-së përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mërgata po vjen për të vulosur ndryshimin.
“Rezervimi i radhës nga Gjermania! Mërgata po vjen për ta vulosur ndryshimin”, shkruan Krasniqi, përcjell TV Malisheva.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /TV Malisheva