Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.
Hoti së bashku me bartësin e listës së LDK-së, Labinot Gashi, ditën e sotme kanë vizituar ndërmarrjen publike “Eko Regjioni”.
Me këtë rast, Hoti ka siguruar drejtorin e kësaj ndërmarrje se në qeverisje e tij komunale do të kenë bashkëpunim të afërt institucional.
Ja shkrimi i tij:
Vizitë në ndërmarrjen publike “EKO REGJIONI”.
Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti dhe bartësi i listës z. Labinot Gashi takuan drejtorin e “EKO REGJIONI” z. Sejdi Paçarizi, i cili nga afër i njoftoj me problemet që kjo ndërmarrje ballafaqohet.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti e siguroj se me ne në qeverisje komunale bashkëpunimi institucional do të jetë i afërt dhe do të përmirësojmë shërbimet për menaxhimin e mbeturinave.
MALISHEVA PËR TË GJITHË
160 LDK
BAJRUSH HOTI /TV Malisheva