Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Krasniqi së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, njëherit anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, kanë takuar banorët e fshatit Mleqan, të cilët ka ca ditë që janë duke u përballur me dukurinë e vjedhjes së pasurisë së tyre.
Kandidati i VV-së ka premtuar se në mandatin e tij qeverisës do të ndërtohet nënstacioni i policisë në Kijevë, i cili do të ofrojë siguri për banorët e këtyre fshatrave.
Ja shkrimi i tij:
Dje, bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, njëherit anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Xhelal Sveçla, takuam banorët e fshatit Mleqan, të cilët ka ca ditë që janë duke u përballur me dukurinë e vjedhjes së pasurisë së tyre.
Ditë më parë këta banorë kanë organizuar protesta në fshatin e tyre, për të kërkuar siguri dhe mbrojtje nga institucionet, duke kërkuar patrullim më të shpeshtë të policisë.
Bashkë me ministrin Sveçla, përveç çështjeve tjera programore, u zotuam, se në mandatin tonë qeverisës do të ndërtohet nënstacioni i policisë në Kijevë, i cili do të ofrojë siguri për banorët e këtyre fshatrave.
#144AlbanKrasniqi /TV Malisheva