Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Krasniqi mbrëmë ka vizituar fshatin Vërmicë, shkruan TV Malisheva.

Kandidati i VV-së përmes një postimi në Facebook shkruan se ky fshat që nga ditët e para e ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell TV Malisheva.

“Bashkë me zëvendësministrin, biseduam e shpalosëm para qytetarëve pjesë të programit tonë qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm. Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Malishevë, e cila Komunën e sheh si mjet për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve të saj, duke ia liruar hapësirën përmirësimit të kushteve të jetesës, zhvillimit ekonomik lokal e mirëqenies sociale”, shkruan Krasniqi, raporton TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Mbrëmjen e ditës së djeshme së bashku me Blerimin e mbyllëm në fshatin Vërmicë.

Fshati Vërmicë, që nga ditët e para e ka mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE!, prandaj secilën herë që vijmë këtu, ndjehemi shumë mirë.

Bashkë me zëvendësministrin, biseduam e shpalosëm para qytetarëve pjesë të programit tonë qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm.

Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Malishevë, e cila Komunën e sheh si mjet për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve të saj, duke ia liruar hapësirën përmirësimit të kushteve të jetesës, zhvillimit ekonomik lokal e mirëqenies sociale.

Bashkë është e mundur.

#BashkëQeverisim #përMalishevën #144AlbanKrasniqi #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva

Share.