Ramush Haradinaj, ish-kryeministër njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar strukturat e këtij subjekti në Malishevë, raporton TV Malisheva.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Berisha shprehet se kishin nderin që në Malishevë ta kishin prezentë liderin Haradinaj, sipas të cilit, sakrifica e këtij të fundit është një udhërrëfyes për të gjithë.

Ai mes të tjerave e ka falënderuar kryetarin e AAK-së për pjesëmarrjen në këtë tubim, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Me kryeministrin historik, Ramush Haradinaj në Gurbardh!

Aleanca në Malishevë shënoi rritje eksponenciale në proceset e fundit elektorale. Është rritur si familje politike dhe kjo rritje buron pikërisht nga Gubardhi.

Kryetarin Haradinaj, patëm nderin ta kemi prezent sot në mesin tonë dhe të strukturave të Aleancës në Malishevë, pasi sakrifica e tij është udhërrëfyes për ne.

Kryeministri historik, më puntorë që ka pasur ndonjëherë Kosova, ka kaluar të tri etapat e historisë së vendit – ai sakrifikoi gjithçka në liri, ishte shtylla e proceseve vendimmarrëse për pavarësinë dhe pas pavarësisë ka qenë katalizatori i zhvillimit ekonomik dhe integrimit të shtetit.

Ky kontribut dhe kjo sakrificë e tij ka shërbyer për strukturat e AAK-së në Malishevë që të punojmë pa u ndalur dhe ja ku jemi sot, masovikisht të bashkuar para zgjedhjeve të 17 tetorit në Gurbardh, me kandidatët më të përgatitur pët Asamble Komunale dhe programin politik para nesh – Për Malishevën që duam.

Dua të ju falëndroj të gjithëve që ishit besnik ndaj Aleancës edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, atëherë kur vala mashtruese e falangave të kuqe të Albin Kurtit hipnotizuan një popull pa faj në kërkim të jetës më të mirë dhe shtetit më të fortë.

Tetë muaj më pas, ja ku jemi… të gjithë e kanë kuptuar realitetin dhe mashtrimin që u është bërë, kurse gabimin që populli e bëri në shkurt, ju siguroj se nuk do ta bëj sërish, kurse ju që i qëndruat besnik vizionit tonë, jeni këtu me në në këtë moment historik për Malishevën. Faleminderit të gjithëve.

Ne jemi e vetmja parti politike në gjithë Malishevën që kemi sjellë program politik.

Jam i vetmi kandidat që ka dalë me program politik para qytetarëve.

Falënderoj kryeministrin historik dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për këtë tubim të fitores në Gurbardh!

Për Malishevën që duam!

#KastriotiKryetar

#MalishevaQeDuam

#AAK121 /TV Malisheva

Share.