Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
LDK-ja në Malishevë përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, kanë treguar se kandidati i tyre Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës, kanë takuar kryetarin e SBASHK-ut në Malishevë, Skender Gashi dhe anëtarin e kryesisë, Haxhi Berisha.
Mes tjerash në këtë takim Hoti është zotuar për zbatimin e kontratës kolektive, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
VIZITË NË SBASHK PËR SFIDAT DHE PROBLEMET E KËSAJ SINDIKATE
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës takun Kryetarin e SBASHK-ut z.Skender Gashi dhe anëtarin e kryesisë z.Haxhi Berisha.
Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo sindikatë, e që kryesisht kanë të bëjnë me zbatimin e kontratës kolektive si dhe sigurimin e një zyre për veprimtarinë e kësaj sindikate si dhe probleme tjera.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u zotua për zbatimin e kontratës kolektive si dhe sigurimin e zyrës për sindikatën e SBASHK-ut, si dhe do të kemi bashkëpunim korrekt gjatë qeverisjes tonë.
MALISHEVA PËR TË GJITHË
160 LDK
BAJRUSH HOTI /TV Malisheva