Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri të martën e 11 tetorit, në Kosovë janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 632 mijë e 567 qytetarë tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

I njëjti raport ka njoftuar të hënën për dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të vaksinohen e në këtë mënyrë të mbrohen edhe nga virusi vdekjeprurës.

Në Kosovë tashmë janë në fuqi masat antiCOVID-19 që vendosi Qeveria e Kosovës, meqë numri i rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive shënuan rritje në javën e fundit të gushtit. Prej atëherë masat vazhduan, por kishte disa ndryshime. Ajo që mbeti në fuqi nga fillimi ishte ora policore 22:00-05:00./TV Malisheva

Share.