Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2764 raste, prej tyre 2675 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 persona. /TV Malisheva