Të dyja tashmë kanë humbur gjasat për t’u kualifikuar tutje, megjithatë do të synojnë fitoren sot që të ngriten në tabelë.
Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në grupin B, Kosova është e katërta me katër pikë, ndërsa Gjeorgjia zë vendin e pestë me vetëm një pikë të grumbulluar.
Dardanët llogariten favorit në këtë ndeshje, duke marrë parasysh faktin që do të luajë para tifozëve të tyre, dhe pritet një ndeshje shumë e luftuar.
Ndeshjen e parë mes këtyre të luajtur më 2 shtator në Batumi e pati fituar Kosova 0-1 me golin e vetëm të realizuar nga Vedat Muriqi.
Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Halimi, Celina, Rashani, Muriqi, Rashica
Formacioni i Gjeorgjisë: Loria; Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze; Tsitaishvili, Kvekveskiri; Kvaratskhelia, Gvilia, Lobzhanidze; Okriashvili. /TV Malisheva