Kim Kardashian do të mbajë pasurinë prej 60 milionë dollarësh që ndau me burrin e ndarë Kanye West ndërsa divorci i tyre ecën përpara.
Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ të martën, miliarderja 40-vjeçare do të bëhet pronarja e vetme e shtëpisë ku ajo ka jetuar me katër fëmijët e ish-çiftit që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, shkruan DailyMail.
Kim thuhet se negocioi një çmim blerjeje me reperin 44-vjeçar në mënyrë që të blinte plotësisht rezidencën e cila ndodhet në Hidden Hills, thuhet sipas TMZ.
Burimi i brendshëm vazhdoi duke thënë se negociatat mes të dyve ishin ‘jashtëzakonisht të përzemërta’ dhe se Kim e pagoi interpretuesin e hitit “Flashing Lights” në para për të lehtësuar procesin.
Çifti bleu rezidencën në vitin 2014 për 20 milionë dollarë dhe Kanye bëri një ridizajnim të plotë të shtëpisë me ndihmën e dekoruesit të brendshëm belg, Axel Vervoort.
Në shkurt të vitit 2020, Kardashian dhe West treguan detajet e shtëpisë së tyre në një video për “Architectural Digest”, ku Kanye e vlerësonte lartë punën e Vervoordt.
“Kur pashë llojin e punës që po bënte, mendova, Ky njeri mund të dizenjonte shtëpinë e Batmanit. Unë duhej të punoja me të”, tha Kanye në një intervistë.
Ai vazhdoi: “Ishte një grusht shteti që Axel të vinte në Calabasas për të ribërë një McMansion, e cila në thelb ishte ajo që ishte shtëpia”.
Kardashian dhe West thuhet se kanë shpenzuar 20 milionë dollarë në rinovime.
“Kim po përpiqet ta bëjë Kanyen që t’ia dorëzojë shtëpinë e Calabasas, sepse aty është vendosur familja dhe dëshiron që aty të rriten fëmijët”, tha burimi i brendshëm.
“Kjo është shtëpia e tyre. Ajo zotëron të gjithë tokën dhe zonat ngjitur rreth shtëpisë, por Kanye zotëron shtëpinë aktuale. Ata të dy kanë vënë shumë para për ta rinovuar atë”, tha burimi.
Muajin e kaluar, fituesi i Çmimit “Grammy” bleu një mega-rezidencë prej 57 milionë dollarësh në Malibu.
Ndërkohë Kanye thuhet se “është penduar” se si u soll në martesën e tij me Kimin.
Kim përndryshe paraqiti kërkesën për divorc nga reperi i hitit “Hurricane” në shkurt të këtij viti, dhe tani është pohuar se Kanye “e di se ai e lëndoi Kimin” ndonjëherë gjatë martesës së tyre dhe i vjen keq për disa veprime të tij.
Një burim tha: “Kishte gjëra që ndodhën në martesën e tyre për të cilat Kanye pendohet. Ai nuk ishte gjithmonë burri më i mirë. Ai e di që e lëndoi Kimin. Megjithatë, ai gjithmonë do ta dojë atë”.
Burimi gjithashtu tha se Kanye ende “herë pas here” mban unazën e tij të martesës pavarësisht ndarjes së tij nga Kim.
“Ndonjëherë duket se ai shpreson që Kim do të ndryshojë mendje për divorcin”, tha një burim për Revistën People.
Ndërkohë, burime të tjera kohët e fundit këmbëngulën se ylli nuk do të rindezë romancën e saj me Kanyen, pavarësisht se iu bashkua atij në festën ep promovimit të albumit të ri “Donda”.
“Ata kanë bërë një rrugë të gjatë që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc. U janë dashur muaj për të arritur në këtë pikë. Kim është e lumtur që ata shoqërohen dhe që gjërat janë miqësore. Fëmijët do të jenë gjithmonë prioriteti i saj numër një. Ajo dëshiron të ketë një marrëdhënie miqësore me Kanyen, sepse nga kjo përfitojnë fëmijët”, tregoi një burim i brendshëm pranë tyre.
Ndërsa nuk ka asnjë shans që Kim dhe Kanye-të cilët kanë katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalm dyvjeçar së bashku-të jenë bashkë, ata janë akoma miq të shkëlqyeshëm.
Një burim tjetër pranë tyre tha: “Kim dhe Kanye kanë një marrëdhënie miqësore. Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për Kimin që të ketë një marrëdhënie të mirë me Kanyen”.
“Sidoqoftë, ata nuk po kthehen së bashku. Ajo e pranoi ftesën e tij për drekë në fillim të kësaj jave sepse ata janë në pikën tani kur mund të shoqërohen. Nuk ka ndjenja të vështira”, pohoi burimi.
Kim ende vlerëson këshillat dhe udhëzimet e biznesit të Kanyet. Ajo është e lumtur që ata mund të shoqërohen. Për një kohë të gjatë, Kanye ishte shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer që Kim paraqiti kërkesën për divorc. Ajo e kuptoi pse dhe i dha hapësirë të reflektonte. /TV Malisheva