Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Hoti po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishte për vizitë fabrikën e prodhimit të mobilieve “Standard” në Banjë, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Vizitë në fabrikën e prodhimit të mobilieve “STANDARD” në Banjë

Kandidati për kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti me bashkëpunëtorë vizituan fabrikën e prodhimit të mobilieve “STANDARD”.

Ky biznes i ka të punësuar 45 punëtor të rregullt si dhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve në teren kryesisht për montimin e mobilieve.

Ky biznes i suksesshëm ka arritur të depërtoi me sukses edhe në tregun e jashtëm kryesisht në tregun e Zvicrës.

Bashkëbiseduam me pronarin z.Mërgim Limaj për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky biznes, ndërsa Kryetari në ardhje Bajrush Hoti u zotua që bizneset e tilla do të kenë përkrahje në qeverisjen tonë.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK

BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.